Sali Berisha po ndjek shembullin e Dritan Dajtit, e njëjta skemë për t’i shpëtuar drejtësisë

Sali Berisha po ndjek shembullin e Dritan…

Sali Berisha po kopjon Dritan Dajtin. Në përballjen e tij me drejtësisë, ish-kryeministri nuk ka guxim të dali përpara prokurorëve të SPAK për të dëshmuar për dhëndrin që privatizoi kompleksin “Partizani”. Deri më tani ai i është shmangur marrjes në pyetje me një normë të njohur tashmë që ka si mangësi legjislacioni shqiptar, ndërrimi i avoktave mbrojtës. Berisha e nisi llogaridhënien për drejtësinë me dy avokatët e tij, Gjokutajn dhe Mëngjesin.

Duke gjetur justifikime, dy avokatët u tërhoqën nga çështja. Më pas SPAK caktoi një tjetër avokat, Artan Simoni, por Berisha shpalli mospëlqim për të. Gjykata hoqi Simonin dhe caktoi si avokatë Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati. Edhe dy avokatet u tërhoqën dhe si mbrojtëse për Berishën u caktua Valentina Teodoresku. Mirëpo as kjo avokate nuk i pëlqen Berishës pasi e akuzon si mbështetëse të Ramës dhe pritet që Teodoresku të tërhiqet pas presioneve që do të ketë.

Njësoj siç Dritan Dajti arriti të uli dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në dënim me 25 vite heqje lirie për vrasjen e 4 policëve gushtin e vitit 2009. Për vite me radhë, gjatë kohës që Dajti dilte përpara trupës gjykuese, avokatët e tij tërhiqeshin nga çështja dhe seanca shtyhej. Më shumë se 275 seanca gjyqsore u mbajtën për të dhe më shumë se 200 avokatë nuk pranuan të mbronin Dritan Dajtin në gjykatë.

Një rekord i padëgjuar më parë në dyert e drejtësisë, derisa togat e zeza vendosën që i pandehuri të gjykohet pa avokat. Apeli i Krimeve pranoi kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burg. Një fitore për Dajtin, i cili ra dakord me caktimin e dënimit të ri, që si duket edhe e priste të shkonte kështu.

Të njëjtën taktikë duket se do të përdori edhe Sali Berisha, për të zvarritur sa më shumë paraqitjen e tij në SPAK, apo edhe për nisjen e hetimeve.  Statusi i deputetit po ashtu i jep imunitet ndaj dhe pritet që Berisha të krijojë pengesa të pafundme për të mos lejuar që t’i vihet në dispozicion drejtësisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit