Sali Berisha: Ramës i dhashë ultimatum po të rriste çmimin e energjisë

Sali Berisha: Ramës i dhashë ultimatum po…

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria është tërhequr nga rritja e energjisë elektrike. Kjo rritje, prekte të gjithë konsumatorë që harxhonin më shumë se 800 kwh në muaj.

Kreu i PD-së Sali Berisha nga konferenca me gazetarët, ka deklaruar se kryeministri Rama u tërhoq nga vendimi për rritjen e energjisë elektrike, pas ultimatumit të vendosur nga ai.

Më tej kryedemokrati theksoi se vetëm presioni mund të ndikojë mbi kryeministrin. Sipas tij, Rama u tërhoq si pasojë e presionit që u ushtrua mbi të.

“Rama u dorëzua. Para jush, i kam dhënë një ultimatum në mënyrë të përsëritur. Po rrite çmimin e energjisë, do presësh atë që meriton. Por, sidoqoftë vendimi i tij për t’u tërhequr, nën presion, çka do të thotë, që vetëm presioni funksionon me këtë njeri. Unë u tregoj disa mesazhe të qytetarëve, që më deklarojnë se po rriti çmimet, tani më lind e drejta t’u them këtyre qytetarëve, se guxoi, por nuk guxoi. U tërhoq, u palos,” tha Berisha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit