Sali Berisha thirret në SPAK për tu pyetur rreth 21 Janarit

Sali Berisha thirret në SPAK për tu…

Një fletëthirrje nga SPAK i është dërguar këtë të hënë kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Mësohet se Berisha do të pyetet lidhur me ngjarjen e bujshme të 21 Janarit.

Berisha është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10:00 ku pritet të pyetet për krimin shtetëror të 21 janarit, nga ku 4 protestues u vranë në Bulevard nga plumbat e shtetit. Theksojmë se kjo është hera e parë që Berisha do të pyetet nga SPAK për 21 janarin dhe rolin e tij në këtë çështje.

Ish-kryeministri është thirrur si person që ka dijeni për çështjen dhe burimet bëjnë me dije se që kreu i PD të informohet për fletëthirrjen ajo është dërguar në 3 adresa, në banesën e tij, në Kuvend, si edhe në selinë e Partisë Demokratike. 

Në fletëthirrjen e dorëzuar nga ana e Spak ndër të tjera thuhet: “Për nevoja të hetimit, me urdhërin e datës 03.11.2025 “Për thirrjen e shtetasit”, është urdhëruar thirrja e shtetasit Sali Berisha, i biri i Ramë dhe Shiqere, i datëlindjes 15.10.1944, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur në Tiranë dhe banues në Rruga “Mustafa Matohiti Ndërtesa nr. 36, Hyrja nr. 1. Njësia Bashkiake nr. 2 Tiranë, me numër personal E40701031R, për tu paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me qëllim pyetjen e tij me cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, në lidhje me procedimin penal nr.138 të vitit 2024, konkretisht për rrethanat e hetimit që kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 21 Janar 2011”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit