Sali Berisha 'zbarkon' në selinë e PD

Sali Berisha ‘zbarkon’ në selinë e PD

Sali Berisha  ka shkuar në selinë e PD, teksa ka qenë i shoqëruar nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD. Në fjalën e tij për mediat, Berisha ka deklaruar se në seli ka shkuar për të diskutuar për problemet partiake. 

Berisha:

Siç e shihni janë anëtarës e Komisionit të zgjedhur në Kuvend, kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e të ardhmes. Kjo parti nuk e përjashton pakicën. I ka dhënë mundësinë të qëndrojë si fraksion. Deputeti Basha do të jetë anëtar i grupit parlamentar, por de facto është i shkarkur si kryetar. Komisioni ka aspektin e vet burokratik dhe politik. Do ti kombinojë të dy funksionet. Nuk futemi në zyrën e Bashës, nuk kemi punë aty. Ne vijmë për të bërë një mbledhje. Deputeti Basha deri në datën 18, duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm të historinë e këtij kombi, ku vullneti i antarëve triumfoi. Shqiptarët panë spektaklin e lirisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit