Sali Berisha zbulon arsyen e mbylljes së RTV Ora: Sonila gjobën e ka nga Hanem Surreli, telefonove mbrëmë…

Sali Berisha zbulon arsyen e mbylljes së…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dy gjobat e vendossura ndaj RTV Ora në shumën prej 20 milionë lekësh, ndërsa Inspektoriati Shëndetësor Shqiptar ka vendosur për mbylljen e sinjalit të transmetimit për këtë televizion pasi ka shkelur Aktin Normativ mbi masat parandaluese ër përhapjen e koronavirusit.

Berisha ka zbuluar edhe arsyet e një vendimi të tillë ndërsa thotë se shkaku ishte një telefonatë e moderatores së emisionit “Tempora” sonalia Meços tek numri i Urgjencës kombëtare ‘127-ta.

“Por per Sonilen dhe çdo zonje apo zonjushe gazetare qe guxon te sulmoje Edvinin, ndeshkimi ne çdo rast paperjashtim ne çdo rast urdherohet nga Hanem Surreli, te ciles ne menyren me te çuditshme cdo kritike, akuze apo qortim nga cilado gazetare qofte ndaj “zemres” se saj i duket si helm ose perpjekje per ti helmuar Edvinin”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Reagimi i plotë: Sonila gjoben e ka nga Hanem Surreli!

Miq, nga mediat mesova se Sulltan Salep Surreli urdheroi gjobitjen me 10 milione leke te gazetares se njohur Sonila Meço. Shkaku ne dukje i gjobes ishte prania ne studio ne perputhje me distancimin social i dy personave perveç Soniles. Kurse shkaku i vertet ishte nje telefonate e Soniles tek 127ta, te ciles per minuta te tera nuk iu pergjigj njeri dhe disa pyetje te helmuara qe Sonila guxoi e i beri Sulltan Salep Surrelit.

Por per Sonilen dhe çdo zonje apo zonjushe gazetare qe guxon te sulmoje Edvinin, ndeshkimi ne çdo rast paperjashtim ne çdo rast urdherohet nga Hanem Surreli, te ciles ne menyren me te çuditshme cdo kritike, akuze apo qortim nga cilado gazetare qofte ndaj “zemres” se saj i duket si helm ose perpjekje per ti helmuar Edvinin.

Ketu Hanem Surreli duhet te jemi te sinqerte u ka dale borxhi por faji eshte ne anen e gazetareve qe nuk ze mend. Ne darken e pare dhe te fundit te vitit te ri qe Hanem Surreli shtrou per gazetaret ua tha haptas atyre se ju me shkrimet e lajmet tuaja ma helmoni cdo dite burrin.

Prandaj Sonila dhe cdo gazetare tjeter e ketij vendi para se te kritikoje Edvinin duhet te mendoj jo nje por se paku tre here pasi ne gjinine e saj ne Sarajet Bunker te Surrelit ka jo alergji ndaj tyre por idiosinkrazi. Po e mbyll me lutjen qe per kete fjale mjeksore konsultohuni me fjalorin, dhe me urimin qe ta keni parasysh keshillen time miqesore. sb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit