Salianji: Lajmëruat Ervis Martinajn të largohet 5 minuta para se policia të shkonte në hotel

Salianji: Lajmëruat Ervis Martinajn të largohet 5…

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur se policia është e përfshirë në zhdukjen Ervis Martinajt.

Ai tha se Martinaj është lajmëruar që të largohej nga hoteli 5 minuta para se policia të shkonte për kontroll. Sipas tij, qëllimi nuk ka qenë kapja e tij, por kanë patur plan tjetër.

Salianji shtoi se policia nuk ka një përgjigjje nëse ‘mbreti i lojërave të fatit’ është gjallë apo jo.

Më tej, deputeti ka folur rreth largimit të ish-drejtorit të policisë ku tha se ai është hequr vetëm sepse ka patur lidhje me SHBA-në.

“Po e them këtu atë që qarkullon nën zë në radhët e Policisë së Shtetit për Ervis Martinaj.Nuk jepni dot përgjigje sot çfarë bëhe,t është gjallë a vdekur.Pesë minuta para se të shkonte në hotel Policia e Shtetit, e keni lajmëruar për t’u larguar se keni pasur tjetër plan.

Ish- drejtori i Policisë thotë që më ka rrjedhur informacioni.Ju e keni hequr vetëm se ka pasur lidhje me SHBA. Ja ku i ke vrasjet më të rënda.Nuk e keni hequr për objektiv ju atë. Se çfarë objektivi do plotësojë ai kur ke të njëjtët drejtorë”, u shpreh ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit