Salillari, ish faturinoja që “xhiron” kryeministra e krerë bashkie. Miku i Metës, Berishës dhe tani i Ramës mori miliona euro për të lënë rrugët jashtë funksionit

Salillari, ish faturinoja që “xhiron” kryeministra e…

Nëse themi se ish eskavatoristët dhe ish fatorinot e autobusit, tashmë biznesmenë, kanë në dorë paratë e shtetit shqiptar.

Mihal Delijorgji arriti që merrej me të gjitha llojet e bizneseve dhe pisllëqeve që lëviznin nëpër Shqipëri, që nga ndërtimet, hekuri, rrugët, armët e deri tek ngritja e infrastrukturës së demontimit të municioneve në Gërdec.

Nuk është e nevojshme të përmendim 26 të vrarët apo dhe mbi 300 të plagosurit në këtë tragjedi dhe ku ish –eskavatoristi Deligjorgji, jo vetëm që shpëtoi paq me një dënim qesharak, por mori dhe dëmshpërblim për burgun e për më tepër mori e vijon të marrë tendera nga të gjitha qeveritë.

E thamë këtë për të treguar se kanë një veti të jashtëzakonshme ky kontigjent biznesmenësh për të vënë në funksionim vetëm një “qelizë të trurit”, atë që bën fjalë për pazare ordinere me qeveritarët thjesht dhe vetëm për të fituar para. Pa kthyer kokën as majtas as djathtas, prapa jo e jo, dhe për të parë nëse kanë krijuar probleme, tragjedi njerëzore apo shkatërrim ekonomik.

E ngjashme me historinë e Mihal Delijorgjit është dhe historia e Pëllumb Salillarit, ish faturinos së autobusit në linjën urbane të Beratit, që arriti të bëhej një ndër 10 më të pasurit në Shqipëri. Pra të ishte “Pëllumbi” i Beratit në radhët e 10 pasunarëve më të mëdhenj shqiptarë.

Të ishte ngjitur këtu me punë të ndershme përmes bizneseve të tij, aq sa mund të quhet punë e ndershme biznesi që ka për detyrë të shtojë fitimin dhe përmes shfrytëzimit të hapësira ligjore, do t’i hiqnim kapelen.

Por ish faturinoja, ish faturino mbetet, deri këtu i shkon “metri”, duke menduar vetëm e vetëm për të bërë lekë, pavarësisht se rrugët që merr përsipër janë ku thërret qameti, dhe janë një rrezik serioz për humbjen e jetëve njerëzore. Dhe ka pasur vertetë humbje jete në këto aksidente.

Pëllumbi me kompaninë e tij “Salillari”, është njeriu që ka xhiruar kryeministrat që nga Berisha, Meta dhe tani Ramën. Ndërkohë që faturën e kësaj sjellje me paratë e shtetit e kanë paguar qytetarët shqiptarë, me varfëri, humbje jete në aksidentet automobilitike dhe para për makinat. Pa llogaritur paratë që paguajnë për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve, që ka marrë përsipër Salillari.

Më konkretisht, “Salillari” mori nga qeveria Berisha punë pa fund, mes të cilave ka qënë nënkontraktor për TEC-in e Vlorës, ku mori 6 milionë euro. Rezultati është zero: Asnjë ditë Termocentrali i Vlorës nuk ka punuar.

Por nuk u mjaftua me kaq Berisha. I dha “Salillarit” dhe by-pasin Plepa-Kavajë- Rrogozhinë, ku për një vit, atë elektoral të zgjedhjeve vendore të majit 2011, mori plot 1.7 miliardë lekë dhe të gjithë e dinë se në çfarë gjendje është ky by-pas, për shkak të punimeve skandaloze.

Në fakt qeveria Berisha u dha punë, por paratë me një “dorë” i pagoi që në vitin e parë të qeverisjes së tij, Edi Rama. Madje e cilësoi sukses heqjen e këtyre borxheve të padeklaruara, pavarësisht se kompanitë kishin punuar në kundërshtim me ligjin nën qeverinë “Berisha”.

Pëllumb Salillari jo vetëm i mori paratë që nuk ia kishte dhënë qeveria “Berisha” për këto punë të pabëra, por mori dhe punë të tjera akoma më të mëdha dhe më fitimprurëse nga kryeministri socialist Edi Rama.

Dhe “Salillari” për 27 kontratat që kishte për punë, përmes tenderave me shtetin, përfitoi 3.93 milionë euro nga qeveria e Edi Ramës.

Por nuk ndalet këtyre Salillari në marrjen e parave publike, pasi nën qeverinë e Ramës pikërisht më 1 janar 2017 nënshkroi kontratën 5-vjeçare me Autoritetin Rrugor Shqiptar për mirëmbatjen dhe rehabilitimin e akseve nacionale në jug të vendit.

Kompania e tij “Salillari” u shpall fituese e tenderit, duke ofruar rreth 13.7 milionë euro me TVSH për shërbimin.

Por megjithëse po bëhen gati dy vite, mungesa e sinjalistikës, kufizueset anësore dhe mungesa e vijëzimit dhe gjithçka tjetër për të cilat “Salillari” ka marrë paratë nuk janë prezente.

Pavarësisht se ka rrëshkitje dherash, kalim të mjeteve të tonazhit të rëndë, është aksi kryesor rrugor shqiptar, nuk ka asnjë sinjal rreziku, duke shtuar rrezikun për aksidente automobilistike, të cilat kanë qënë prezente në këto akse rrugore duke shënuar një “bilanc lufte”.

Dhe të mos harrojmë, këtë kontratë e mori nga Rama, por me “bekimin” e Metës, mikut të tij, përmes drejtorit të Aurtoritetit Rrugor Dashamir Xhika, që sot gjendet në burg për abuzime.

Më pas mori koncesionin e mirëmbajtjes së “Rrugës së Kombit”, së bashku me kompaninë “Kastrati” me konsorcium, për 35 vite dhe një vlerë mbi 300 milionë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit