
Me datë 6 dhjetor do të zhvillohet Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Mësohet se kjo dotë do të jetë ditë pushimi zyrtar për Tiranën.
Në kuadër të sigurisë minimalisht do të jenë 16 nivele sigurie nga “Ura e Dajtit” deri te Sheshi “Nënë Tereza”. Kjo e bën të pamundur zhvillimin e protestës para kryeministrisë.
Policia e Shtetit ka ndaluar organizimin e protestës së Sali Berishës më 6 dhjetor në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Sipas Policisë së Shtetit, organizimi cenon sigurinë kombëtare dhe atë publike.