Samiti i liderëve në Pragë, Vuçiç i vetmuar

Samiti i liderëve në Pragë, Vuçiç i…

Në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Pragë të Çekisë ka marrë pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Në fotot dhe videot e publikuara shihet Vuçiq teksa rri i vetmur, ndërkohë që liderët e tjerë shihen duke diskutuar me njëri-tjetrin.

Në video duket edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe në një kënd tjetër presidenti turk Erdogan.

Sipas mediave serbe Vuçiç do të ketë një takim me kancelarin gjerman Scholz dhe presidentin francez Macron.

Mësohet se në takime do flitet për sankionet e Federatës Ruse.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit