Sanatoriumi rikthehet në spital COVID, nis transferimi i pacientëve

Sanatoriumi rikthehet në spital COVID, nis transferimi…

Mëngjesin e sotm ka nisur puna për transferimin e pacientëve të shtruar te Sanatoriumi për në godinën e ish-Kirurgjisë në QSUT, planifikuar si spitalin Covid 3.

Kjo pasi Spitali Shefqet Ndroqi do të rikthehet në spital për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Vendimi për rikthimin e Sanatoriumit në spital Covid erdhi pas shtimit të pacientëve me koronavirus që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Aktualisht në spitalin Infektiv janë të shtruar 72 pacientë, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Fillimisht Sanatoriumi u kthye në spital Covid-2 në mars, për të trajtuar pacientët me simptoma më të rënda nga Covid-19.

Por me uljen e numrit të pacientëve, edhe për shkak të karantinës së detyruar në muajt mars-maj, në 18 maj, Sanatoriumi iu rikthye punës normale, trajtimit të pacientëve me probleme pulmonare. /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit