Sapo doli nga puna, gazetarja shqiptare përplaset nga makina

Sapo doli nga puna, gazetarja shqiptare përplaset…

Xhumadije Ibrahimi, gazetarja e Tv Klan në Maqedoninë e Veriut ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mediat vendase raportojnë se Ibrahimi është aksidentuar këtë pasdite në afërsi të zyrave të televizionit ku punon.

Xhumadije Ibrahimi

Në momentin që gazetarja ka dalë jashtë ambienteve të medias për të cilën raporton, është goditur nga një makinë.

Aktualisht ajo ndodhet në Spitalin e Tetovës, jashtë rrezikut për jetën.

Me rekomandim të mjekëve, gazetarja është dërguar në Klinikën Neurokirurgjike në Shkup për ekzaminime të mëtejshme, ndërkohë që autoritetet lokale po punojnë oër të gjetur shkakun e aksidentit që plagosi gazetaren.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit