Sapo erdhi nga Spanja/ Sulmuesi i Kukësit thyen karantinën dhe del në bregdet me lojtarët e Tiranes

Sapo erdhi nga Spanja/ Sulmuesi i Kukësit…

Si shumë vende të tjera edhe Shqipëria është një nga vendet e prekura nga Koronavirusi, i cili ka pezulluar edhe futbollin, për të cilin po diskutohet së tepërmi për rikthimin e skuadrave në fushë.

Qeveria shqiptare ka dhënë si urdhër që të gjithë njerëzit të karantinohen në shtëpitë e tyre në mënyrë që të mos rrezikojnë nga ky virus që ka kapluar të gjithë botën. Gjithashtu një rregull që është vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është edhe distancimi, ku njerëzit duhet të qëndrojnë larg nga njëri-tjetri.

Megjithatë duket se për këto rregulla nuk i intereson aspak disa prej lojtarëve të Superiores. Bëhet fjalë për lojtarët e Kukësit, Gëzim Krasniqi, Vasil Shkurtaj dhe Kristal Abazaj, të cilët së bashku me mbrojtësin e Tiranës, Albi Doka, janë parë në bregdet.

Të gjithë këta lojtarë, kanë thyer karantinën, por nuk përfundon këtu. Gjithashtu ata kanë thyer edhe një rregull tjetër siç është ai i distancimit, duke u shfaqur të bashkuar me njëri-tjetrin, teksa tashmë lind pyetja nëse edhe këta rrezikojnë një dënim. Sigurisht që kjo është e pafalshme, pasi njëjtë si për të gjithë edhe për ta është e ndaluar të bëjnë diçka të tillë dhe të dalin së bashku sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Madje Vasil Shkurtaj ka vetem pak dite qe eshte kthyer nga Spanja dhe duhet te qendronte 14 dite i karantinuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit