Sapo kaloi COVID-19, Nikolin Jaka nxiton të bëhet 'megafoni' i qeverisë për panik...

Sapo kaloi COVID-19, Nikolin Jaka nxiton të…

Nikolin Jaka ka arritur t’i shpëtojë pa shumë dëme COVID-19, plot dy javë pasi deklaroi se ishte infektuar nga virusi planetar.

Por kreu i Dhomës së Tregtisë, sapo është ngritur nga shtrati ku ka qenë i izoluar dhe është shfaqur në publik, nuk ka harruar propagandën në shërbim të miqve me pushtet.

Jaka, duke marrë rrolin e njeriut publik që duhet të japi “shembullin pozitiv”, e ka nisur menjëherë me apel, si të ishte zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Dhe nuk ka faj… vetëm nga kjo ministri Jaka ka marrë për bizneset e tij disa tendera të majmë, një ndër të cilët edhe ai për të pastruar dhe larë rrobat e spitaleve.

Por nga ana tjetër, Jaka i cili në asnjë prej bizneseve të tij nuk ka respektuar qoftë edhe protokollin më minimal të sigurisë, ka ngritur menjëherë pretendimin për “kostot e shtuara” që bizneset kanë nga blerja e maskave dhe xhelit për dezinfektim.

Sipas biznesmenit Jaka, “zbatimi i protokolleve ka një kosto për biznesin dhe analiza e përballimit të tyre nga sipërmarrja, do të trajtohet nëpërmjet një platforme qe do t’i paraqitet qeverisë”.

Jaka ashtu si shumë njerëz të tjetër pranë qeverisë këto ditë, solli në vëmendje edhe mundësinë e “rikthimit” të masave shtrënguese, që sipas tij do të kenë pasoja të rënda për ekonominë.

“Të jemi të kujdesshëm dhe mos të provokojmë masat shtrënguese, në mënyrë që ekonomia shqiptare të filloj dhe të ketë rritjen e saj dhe kthimin e saj në normalitet”,- theksoi Jaka.

Për t’i ardhur në ndihmë biznesit deri tani, qeveria “Rama” ka hartuar dy paketa ndihme të cilat u orientuan më shumë në mbështetjen financiare të punëtorëve.

Por asnjë nga dy paketat nuk dha frytet e pritura, dhe shumë kompani e punonjës u penalizuan me falimentime apo me shkurtime të vendeve të punës.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit