Sapo shkrepi një selfie, 15-vjeçarja bie nga kati i 4-t i apartamentit

Sapo shkrepi një selfie, 15-vjeçarja bie nga…

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e tmerrshëm kur një adoleshente turke bie për vdekje nga pallati teksa përpiqet të kapë telefonin e saj.

Melike Gun Kanavuzlar, 15 vjeçe, ishte nga një qytet i quajtur Ortaca në provincën Mugla, i Turqisë Perëndimore, raportuan mediat lokale. Adoleshentes i rrëshqiti telefoni dhe u përpoq ta kapte, por humbi ekuilibrin dhe ra nga një lartësi prej katër katesh në trotuar.

Adoleshentja më pas u dërgua me urgjencë në një spital shtetëror në gjendje kritike, përpara se të transferohej në një njësi të kujdesit intensiv në qytetin Mugla në Turqinë jugperëndimore, raportoi Newsflash. Ajo qëndroi në koma për 18 ditë para se t’i dorëzohej plagëve të saj.

Kanavuzlar u varros më 30 tetor.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit