Sarandë, ish-futbollisti ndërron jetë në fushë

Sarandë, ish-futbollisti ndërron jetë në fushë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Sarandë ku ish-futbollisti Fredi Mërkuri ka humbur jetën në fushë.

Teksa po luhej një ndeshje miqësore mes Butrintit dhe një ekipi me ish-futbollistë shqiptarë të aktivizuar në Greqi 62-vjeçari që luante si portier, nuk është ndjerë mirë gjatë ndeshjes dhe ka rënë në fushë.

Në 5 minutat e fundit të ndeshjes, Mërkuri ra në tokë, pasi nuk u ndje mirë pavarësisht ndihmës së parë dhe transportit drejt spitalit, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Mërkuri është një nga emrat e njohur të Butrintit, fanellën e të cilit ka mbajtur për shumë vite.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit