Sarkazma e Berishes sulmon disa media e gazetarë, krijon bllokun e lajmeve 'surrel news'

Sarkazma e Berishes sulmon disa media e…

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka nisur ditën sot me sarkazëm duke sulmuar disa media dhe gazetarë, lidhur me lajmin e sjelljes së vaksinës në Shqipëri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha shkruan me ironi “në dhjetor vërtët u njoftua se po udhëtoj për Neë York për të mbushur avionin e madh në dispozicion me vaksina, por më hutuan soldet e Krishtlindjeve dhe u detyrova ta mbushë me mallra baulet e mia. Në fund të fundit në këtë botë unë i falem vetëm Lindës dhe askujt tjetër nuk i kërkoj ndjesë, as vet Zotit,” shkruan Berisha.

Ndër të tjera ai ka sulmuar disa media e gazetarë duke shkruar “për më shumë hollesi ndiqni ERTV e Arben dhe Karlo Malavites, Ymer Çorapes e Tualetit të Kol Ballës”.

Postimi i plotë i Berishës:

Surrel Neës apo Haberet e Surrelit!

Njoftim:

Sot ne 10:30 ne ERTV ne haberet e Surrelit do ndiqni:

Lajmi i pare- Vaksina vjen me dt 10 janar falas per te gjithe ata qe me besojne, sa per te tjeret ….!! Ne dhjetor vertet u njoftua se po udhetoj per New York per te mbushur avionin e madh ne dispozicion me vaksina por me hutuan soldet e Krishtlindjeve dhe u detyrova te mbushe me mallra baulet e mia. Ne fund te fundit ne kete bote une i falem vetem Lindes dhe askujt tjeter nuk i kerkoj ndjese, as vet Zotit. Tani rradhen e keni ju per vaksinen.

Lajmi i dyte- Mbledhjet e qeverise i jane dhene me koncesion Braçes pasi kryeministria u mbush me covid19. Por perseri gjithnje punoj fort dhe ato ndiqen me zoom nga Sarajet e Surrelit.

ps: per me shume hollesi ndiqni ERTV e Arben dhe Karlo Malavites, Ymer Çorapes e Tualetit te Kol Balles!! sb

burimi newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit