Sarri grumbullon sulmuesin e Kombëtares për finalen e Kupës

Sarri grumbullon sulmuesin e Kombëtares për finalen…

Giacomo Vrioni është grumbulluar nga trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, për finalen e Kupës së Italisë, që bardhezinjtë do të luajnë ndaj Napolit nesër në mbrëmje.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ashtu si në gjysmëfinalen ndaj Milanit, do të ulet në pankinë.

21-vjeçari iu bashkua Juventusit në janar të këtij viti, pas disa eksperiencave me skuadra të kategorive të ulta në Itali si Pistoiese, Venezia dhe Citadella.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit