Sateliti i prishur i NASA-s do të rrëzohet sot në Tokë dhe ka shanse që bjerë në zonë të banuar

Sateliti i prishur i NASA-s do të…

Një anije kozmike e prishur e NASA-s do të bjerë nga hapësira dhe do të përplaset në Tokë sot (e mërkurë, 19 prill 2023) dhe shanse që të bjerë në zonë të banuar, ndërsa që të vrasë dikë shanset janë një në 2500.

Agjencia Amerikane e Hapësirës zbuloi se teknologjia prej rreth 272 kg, e ngjashme me një makinë, do të rihyjë në atmosferën e Tokës në orën 15:30, ku pjesa më e madhe e saj do të digjet në qiell.

Por disa komponentë do t’i mbijetojnë zbritjes. Se ku do të jetë saktësisht zona e goditjes mbetet e paqartë, ndërsa NASA do të përditësojë lajmet pas rrëzimit të saj në Tokë, shkruan Daily Mail.

Imazhuesi spektroskopik diellor me energji të lartë Reuven Ramaty (RHESSI), që ishte dërguar në orbitë nl vitin 202 kishte për detyrë të vëzhgonte ndezjet diellore përpara se të çmontohej në 2018, pasi NASA nuk arriti të komunikonte me të.

Ky do të jetë sateliti i dytë i NASA-s që do të rrëzohet në Tokë këtë vit. I mëparshi ishte një pajisje rreth 2449 kg që u rrëzua në janar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit