Sazan Guri për 'fabrikën e helmit': E dëmshme për jetën e njerëzve

Sazan Guri për ‘fabrikën e helmit’: E…

Ambjentalisti Sazan Guri u shpreh se teknologjia e përdorur për të prodhuar bitumin në fabrikn e zhvendosur nga Pezë Helmesi është e vjetër e si pasojë ndotja që shkakton në ajër është shumë e rrezikshme për jetën e njerëzve dhe të territorit përreth.

‘Kjo teknologji e montuar për të bërë asfalt dhe përzierje me anë të gurëve të lumit Erzen do të pordhonte një bitum. Një teknologji rrangalle. Këtu ishte sjellja e vendit e gabuar. 150 metra larg shkollës me 200 fëmijë, 10 metra larg lumit që do të thotë se ndot dhe lumin. Ishte në tokë zhavorrore, një tokë lumore që ndotjen e përcjell drejt puseve dhe ujërave tokësore. Këto janë shumë të rrezikshme se prodhojnë dioksina. Duan temperatura të larta, mbi 4 mijë gradë që të digjen ndërsa temperatura 160 gradë që ka kjo teknologji, nuk e djeg dot’, sqaroi ambientalisti dhe profesori Sazan Guri në një intervistë televizive.

‘Nuk kishte distancë me atë që quhet jetën njerëzore. Me koronavirusin në Shqipëri, në një ndotje të tillë siç kanë disa qytete, kemi të bëjmë me një kokëfortësi të Bashkisë së Tiranës ku nuk i pyeti banorët, nuk mori masat e duhura. Kjo ndotje, jo vetëm që është afër me jetën e njerëzve por edhe me prodhimet bujqësore, është e palejushme. Është një ndër të paktat gjyqet morale që kemi fituar’, shtoi ai.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit