''S'dua që fëmijët e mi të ikin''/ Liçaj: Duhet të ngrihemi!

”S’dua që fëmijët e mi të ikin”/…

Pas fjalës së Robert Budinës, në skenën e protestës doli aktori dhe aktivisti Neritan Liçaj.

Gjatë fjalës së tij, Liçaj u shpreh se, në skemën e krimitt janë kufoma e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt. Liçaj shtoi se edhe pse Rama e Veliaj kërkojnë që të vrasin shpresën, ajo nuk vritet.

“Në atë skenë krimi aty janë dy kufoma politike Rama dhe Veliaj. Nuk më vjen keq për ata dy kufoma politike, por për të gjithë ne. Thërras të gjithë shqiptarët, gjithcka që ka mbetur e mirë nga Shqipëria, si bijtë e shqipeve që jemi të fluturojmë lart dhe të vrasim këta gjarpërinj.

Shpresa nuk vritet, sepse shpresa është brenda shpirtit të njeriut. Ky vend është shumë i bukur dhe meriton më të mirën. Duhet të ngrihemi, sepse kështu nuk vazhdohet më. Unë kam fëmijë dhe e ardhmja e fëmijëve të mi duhet të jetë këtu, mos të kenë mendjen për të ikur”, tha ndër të tjera aktori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit