Së bashku me dy të tjerë tentoi të trafikonte 613 kg drogë, prangoset 25-vjeçari

Së bashku me dy të tjerë tentoi…

Bajram Zela, 25 vjeç, është arrestuar nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim prej marsit të vitit të kaluar. Ky shtetas, bashkë me Safet Zelën dhe Roland Sulën, të dy të arrestuar, kanë tentuar të trafikojnë 613 kg drogë me gomone.

Sipas njoftimit, nga shërbimet e Policisë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor “Godull “, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi:

– Bajram Zela, 25 vjeç, banues fshatin Shperdhet, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin mars 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ” Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit Safet Zela dhe Roland Sula (të cilët janë ndaluar gjatë operacionit “Godull”, ), në mars 2020, në fshatin Godull, Kurbin, kanë tentuar të trafikojnë me gomone, 613 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Video e operacionit 1 vit më parë:

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit