"S’e kam tradhtuar Bashën, duan të më bëjnë deputet"/ Kë po 'frikëson' Lefter Maliqi me muskujt e tij...?

“S’e kam tradhtuar Bashën, duan të më…

Tronditi mbarë opinionin me lëvizjen e papritur që bëri në vitin 2017, kur u bashkua me PS-në dhe braktisin PD-në e Bashës.

Por sot deputeti i Beratit Lefter Maliqi, që e mban veten për demokrat, duket se është penduar dhe pranon se po e mendon ofertën që i ka ardhur nga PD-ja.

Maliqi ka treguar sot marrëveshjen e vitit 2017, që ai kishte bërë me Edi Ramën, që e detyroi atë të largohej nga Lulzim Basha.

Në një intervistë ne “Report TV”, Maliqi u shpreh se, Rama në viitin 2017 i kishte premtuar investime në zonë dhe një post drejtuesi për të.

“Marrëveshja ime bashkë me qytetarët dhe Ramën ka qenë në disa pika, kur them unë që jam i zhgënjyer total.

Marrëveshja me këtë njeri ishte; dy investime në zonën time në Lapardha dhe Lumas, që nuk i mbajti dhe një post drejtuesi, jo zv.drejtor, zv.ministër, nuk ke autoritetin e duhur.

Nuk mund të bësh gjë për elektoratin. Ia kërkova se më takonte, jo këtyre barkalecëve, që e kanë mendjen te krimi dhe korrupsioni dhe nuk kanë as shkollë.

Nuk mbajti asnjë fjalë dhe fjala e tij ishte se do të ishte drejtues i pushtetit lokal. As këtë nuk e mbajti”,- tha Maliqi.

Më tej ai foli për raportet me Lulzim Bashën dhe opozitën jashtë Kuvendit dhe tha se, e kanë propozuar për të qenë deputet.

Ai u shpreh se ka marrë oferta, por nuk e ka vendosur akoma se çfarë do bëjë.

“Unë nuk e kam tradhtuar zotin Basha. Di që më kanë propozuar në Berat për të qenë pjesë nesër e listave të deputetëve.

Kontakte me Bashën me Kryemadhin, me zotin Duka dhe Mediu kam kontakte të përditshme, nuk kam vendosur.

Kam oferta se mbështes opozitën legjitime“,- shoi deputeti./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit