Së shpejti gjuha shqipe mund të bëhet gjuhë e tretë në Zvicër

Së shpejti gjuha shqipe mund të bëhet…

Së fundmi media zvicerane Le Canton27.ch, ka publikuar gjuha shqipe mund të bëhet së shpejti gjuha e tretë zyrtare në Zvicër, sipas Zyrës Federale të Statistikave.

Anglishtja si gjuhë kryesore po përparon dhe madje po zëvendëson italishten në podiumin e gjuhëve më të folura në vend ndërsa gjuha shqipe konsiderohet si një nga gjuhët më të popullarizuara në Zvicër, më konkretisht e flasin mbi 300.000 njerëz.

Enti Federal i Statistikave ka raportuar se për herë të parë në dhjetë vitet e fundit në Zvicër, më shumë flitet Shqip se sa Portugalisht.

Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave ka deklaruar se “numri i shqiptarëve është shtuar dukshëm në krahasim me komunitetet e tjera. Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”.

Autoritetet bëjnë të ditur se mbi 100 mijë shqiptarë janë natyralizuar dhe posedojnë pasaporta zvicerane.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit