Seanca e radhës për dosjen 184 në Dibër! Avokati: Të akuzuarit janë në punë, nuk vijnë dot!

Seanca e radhës për dosjen 184 në…

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhës për dosjen 184 në Dibër aty ku do të jepet vendimi për 4 të pandehurit e dosjes e bujshme ‘184’, nëse do të kalojnë për gjykim nga trupa e togave të zeza. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e palës akuzuese dhe seanca vazhdon me po të njëjtin gjyqtar.

Në seancën e sotme marrin pjesë vetëm 2 nga 4 të akuzuarit. Ato janë ish drejtori i arsimit Drini Gjeci dhe ish administratori i njësisë Tomin Nuri Meda, ndërsa të tjerët përfaqësohen nga avokatë.

Avokati i Kryetarit të Bashkisë Dibër, shprehet se klienti i tij sipas përgjimeve të prokurorisë nuk ka kryer asnjë vepër penale. Avokati u shpreh se klientët e tij nuk mund të ishin të pranishëm në seancën e sotme.

Ato i ka vlerësuar prokuroria dhe ka konstatuar se nuk kanë kryer vepër penale. Dionis Ymeraj nuk ka kryer vepër penale. Klientët e mi nuk mund të jenë të pranishëm në seancën e ditës së sotme pasi ata janë në punë”, tha avokati.

Nga ana tjetër avokati Indrit Sefa, përfaqësues i PD-së në seancë, u shpreh se aktualisht ndodhen në fazën e përmbylljes së konkluzioneve me shkrim dhe presin që gjykata të shprehet në lidhje me animimin e bërë nga PD që kjo çështje të shkojë në GJKKO dhe të hetohet si grup i strukturuar kriminal.

Ne jemi në fazën e konkluzioneve me shkrim, dhe presim që Gjykata të shprehet në lidhje me akimin që ka bërë Partia Demokratike”, u shpreh Sefa.

Të pandehurit dhe akuzat që rëndojnë mbi ta:

-Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre.

-Drini Gjeci ish-drejtor i Arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.

-Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin akuzuar për “shpërdorim detyre”

-Hasan Hoti Njësia administrative Lure akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Një nga dëshmitarët e thirrur në seancë ka deklaruar për mediat se seanca gjyqësore për këtë dosje do të shtyhet, në mënyrë që të mbyllet fare. Seanca e parë gjyqësore për dosjen 184 u  shty pasi në sallë nuk ishin të pranishëm të gjitha palët e kërkuara nga trupi gjykues./Dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit