Seanca për shkarkimin e Metës, Kapexhiu: Në një sallë të mbyllur thuren intriga, këtu këndohet dhe hidhet valle

Seanca për shkarkimin e Metës, Kapexhiu: Në…

Ndërkohë që në Kuvend po mbahet seanca parlamentare për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, në presidencë po organizohet një event i veçantë siç është “Aktiviteti Kulturor për Ansamblin e Dibrës”, ku kanë marrë pjesë shumë figura të shqurara kulturore.

Ndër to ishte edhe karkikaturisti Bujar Kapexhiu i cili gjatë eventit mbajti një fjalim dhe nuk ngurroi të përmendë edhe seancën e sotme paralamentare ku pritet të votohet për shkarkimin e presidentit Meta.

Kapexhiu tha se ndihej i keqardhur që në një sallë më tutje thureshin intriga ndërsa në presidencë po këndohej e kërcehej. Ndërsa më tutje i ftoi edhe pjesëmarrësit e seancës parlamentare që të bëheshin pjesë e këtij eventi.

“Ne nje salle te mbyllur thurren intriga, ndersa ne kete ambient te hapur, ne kete dite kaq te bukur kendohet dhe hidhen valle. Kur flasim per ata nuk mund te mos qeshim dhe urojme qe ky aktivitet kulturor t’ju sherbeje edhe atyre qe te reflektojne dhe t’i bashkohen festes sone”– tha Kapexhiu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit