
Në Kuvend sapo ka nisur seanca plenare, teksa Nikolla ka kërkuar nga deputetët që të vaksinohen sa më shpejt. Ndërkohë 140 deputetët e zgjedhur do të kërkojnë të dijnë detaje nga çdo pikë e planit që kryeministri Edi Rama ka hartuar për të qeverisur vendin në 4 vitet e ardhshme.
1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 13.09.2021. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Projektvendim “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”. (Neni 97, Kushtetutë, neni 110 Rregullore Kuvendi, votim sipas nenit 58 të Rregullores)
– Paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, sipas nenit 110, pika 1 të Rregullores, nga Kryeministri i emëruar me dekretin nr. 13.213, datë 14.09.2021 të Presidentit të Republikës, ora 10:00.
– Përgjigjet e pyetjeve nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110, pika 3 të Rregullores, ora 13:00
– Debati mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110, pika 4 të Rregullores, ora 16:00 (Referuar kohës së debatit të përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve) Hapja e debatit
– Koha e votimit
Ditën e djeshme Partia Demokratike vendosi në mbledhjen e grupit parlamentar që të mos ketë bojkot të seancës së sotme. Ata do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit mirëpo vendosën që të mos bëjnë asnjë pyetje në mënyrë që të bëjnë oponencë programit qeverisës.