Secili në kokë të vet, kundër SHBA-ve/ Mbyllet mbledhja e Këshillit Politik, palët pa dakordësi

Secili në kokë të vet, kundër SHBA-ve/…

Është mbyllur ditën e sotme pas 5 orësh bisedime, mbledhja e Këshillit Politik.

Palët nuk kanë arritur në një marrëveshje, por kanë disktuar dhe kanë shprehur qëndrimin për ndryshime në Kushtetutë.

Si opozita dhe maxhoranca nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe bisedimet janë zhvilluar në një klimë të tensionuar.

Myslim Murrizi u shpreh se Opozita Parlamentare nuk tërhiqet për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ndër të tjera, Murrizi shtoi se palët ishin rikthyer në mbledhje, pasi sipas tij ‘kanë dashuri të vjetër’.

Ndodhi një sherr që ka të bëjë me 5-Qershorin, por është jashtë interesit të Opozitës Parlamentare. Opozita ishte sot aty, jo Këshill Politik, sepse ne nuk këshillojmë askënd, por për t’i qëndruar ndryshimeve kushtetuese, dhe hapjes së listave.

Pasi të hapim listat të rishikojmë me ato dy ndryshime që kemi bërë, që të mos ketë më militantë dhe hajdutë që të tjetërsojnë vullnetin e shqiptarëve. Unë jam si përfaqësues i 28 deputetëve, firmëtarë që kërkojnë ndryshime kushtetuese.

Mbledhja ka mbaruar por këta u futën prapë sepse dashuria e vjetër është gjë e madhe. Inshallah ka edhe shtretër aty që të flenë edhe sonte në darkë. Erdha që të dëshmoj se ka kopilllëqe këtu dhe kuptova se këta kanë hallin e 5 qershorit. Nuk merrni kokërr vote nga Opozita për të fshehur deputetin nga shqiptarët,”- tha Murrizi.

Më tej, ai që foli ishte Edi Rama. Ai u shpreh se diskutimet ishin pozitive dhe interesante.

Hapja e listave për ne nuk është më variant, por angazhim. Ne si partia më e madhe duam ti përfshijmë qytetarët në përzgjedhje. Ne na takon të mbrojmë atë që është një arritje e madhe, por që unë e quaj si arritje të madhe të PS të rritjes së përfaqësimit të grave në Parlament”, tha Rama.

Më tej ai u shpreh se: “Kemi qëndrim sipas nesh shumë të qartë ka dhe një realitet politik i cili imponon një qasje qe për ne është e diktuar si forca më e madhe, por që kemi dhe detyrimin të krijojmë një proces dhe të arrijmë një rezultat ku nëse të gjitha palët nuk janë 100% dakord me të gjithë, së paku secila nga palët të ketë pjesën e vet le të themi.

Të vazhdojmë të diskutojmë në ishim gati të vazhdojmë diskutimin pa ndërprerje, dmth që nesër, por përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare kërkuan kohë, por ndërkohë kemi një kalendar që ka një kufi të përcaktuar në fund të këtij muaji. Besoj që diskutimi ishte pozitiv”.

Në prononcim për mediat doli edhe grupi opozitar, ku foli Gazment Bardhi: “Sot na u konfirmua që ne do të duhet të rihapim edhe një herë çështje që ne kemi rënë dakord. Apeli jonë ishte që ne nuk mund të hedhim në kosh një punë 6 mujore të Këshillit Politik.

Ne nuk mundemi që pas 6 muajsh të themi që kemi ndryshuar mendje.

PS kërkon të hapë çështje që ne kemi rënë dakord. Një orë diskutim dhe u kthyem te administrata e zgjedhjeve.

Dua të ndaj edhe një apel të fundit. Çështja e respektimit të marrëveshjes se 5 qershorit është kusht për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ka një apel të faktorit ndërkombëtar për të mos e prekur marrëveshjen dhe ne e mbështesim atë”.

Ndërkohë, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari i bën thirrje Opozitës së Bashkuar, dhe në veçanti Lulzim Bashës, që të vijnë të mbështesin ndryshimet kushtetuese për Listat e Hapura.

”Nuk kishte reflektim për ndryshimet kushtetuese. I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare, Bashës që të mos i rreshtojë demokratët në rresht me njerëzit që duan listat e mbyllura. T’i rreshtojë për të mbështetur listat e hapura. Kemi shansin historik, për të përqafuar një kauzë që do e ndihmonte opozitën në ndryshime rrënjësore në zgjedhjet e ardhshme. Nëse mendoni se në këtë Këshill Politik vihet për një marrëveshje, dhe me ç’pashë pranuar që marrëveshja nuk është e plotë, që nuk adreson shit- blerjen e votës.

Kam një pyetje për Bashën, pse e braktise parlamentin, pse i çove në rrugë, dhe minimum të luftoje për shit-blerjen e votës. Ke premtuar që në zgjedhjet e ardhshme do mbështesësh listat e hapura. Kjo është një thirrje që opozita të rreshtohet me kauzën, jo me Rudinën as me Murrizin, por, me qytetarët që duan. Marrëveshja e 5 qershorit është pikënisje, jo fundi i rrugës. Nuk mundet që demokratët të lënë negocimin e kësaj marrëveshje nga një person që nuk ka tagrin e një vote.

Sot erdhi një person me zero vota për të mbrojtur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Basha të vijë të mbrojë demokratët, të mbrojë Reformën Zgjedhore dhe të bëjmë ato ndryshime.

Mos fshihemi pas gishtit që kjo marrëveshja ka gëzimin e ndërkombëtarëve. Dua të shfrytëzoj këtë kohë deri më 30 korrik dhe opozita të rreshtohet për një Reformë Zgjedhore.

Nuk mund të dalim para një mazhorance duke dalë sikur ata do na japin ne ndonjë copë apo llokëm.

Duhet të rreshtohemi dhe Basha s’duhet të ketë asnjë frikë për hile. Se unë s’jam Edi Rama. Hajde e bëjmë Reformën Zgjedhore për së mbari, me ato ndryshime”,- tha Hajdari.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit