Seferi: Turizmi, po punësohen njerëz nga vendet e treta, paguhen më shumë se vendasit

Seferi: Turizmi, po punësohen njerëz nga vendet…

I ftuar në emisionin Intervista e ditës, në TVA NEËS, eksperti i turizmit, Leonard Seferi ka folur mbi rëndësinë e sektorit të turizmit në vend. Sipas tij ka nevojë të bëhen shumë investime, sidomos në infrastrukturë pasi ka probleme edhe në autostradat e qyteteve kryesore. Në përshtypjen e turistëve që e kanë vizituar më parë vendin tonë, Shqipëria është një vend i qetë.

Por sikundër ka prekur çdo sektor tjetër, shpopullimi ndihet edhe në sektorin e turizmit.

Mungon forca punëtore dhe njerëzit e motivuar. Këtë vit na duhet të marrim punëtorë nga vendet e treta, pasi nuk kemi kapacitete për të përballuar fluksin e turistëve që pritet të vij në 2024.

Po marrim punëtorë nga vendet e treta, dhe i paguajmë me paga më të larta sesa vendasit, kjo sepse nuk kemi forcë punëtore”- u shpreh Seferi.

Ai se 10 milion turistët e ardhur vitin e kaluar nuk është një shifër fikse dhe e sakte sepse një person nëse vjen tri herë për shembull llogaritet si “3 turistë”, ndaj nuk mund të referohemi tek kjo shifër, por mund të themi se Shqipëria ka një ofertë turistike të mirë falë natyrës dhe vendndodhjes edhe pse i mungon shërbimi i standardeve evropiane.

VIDEO E PLOTË:

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit