Sekretari i BNJ në FRPD: Lul Basha ka ushtri propagande në katin e tretë të selisë së partisë

Sekretari i BNJ në FRPD: Lul Basha…

Situata e tensionuar brenda PD dhe përccarja e deputetëve ka bërë që atmosfera të mos jetë pozitive për liderin, Lulzim Basha. Foltoret e Berishës dhe mbështetja e tij nga shumë figura të njohura të PD, kanë bërë që Bashës ti nxirren të gjitha të palarat. I ftuar në një emsion televiziv, ka qenë sekretari për burimet njerëzore në FRPD, Indrit Hoxha, një nga figurat e PD i cili ka deklaruar se në katin e tretë të selisë së PD, Basha ka një ushtri propagande, me njerëz që punojnë me turne për të mbrojtur atë.

Indrit Hoxha;

Luli ka një call center te kati tretë i partisë. Shihte aty në internet, që thoshin Lulzim Basha kryeministër dhe i besonte. Harronte që ata lart te selia i shkruanin komentet. Aty punonin njerëz me turne. Është kopje e shëmtuar e propagandës së Ramës dhe Veliajt. Kati i tretë është me certifikatë sigurie në PD. Po flas për tjetër gjë, që unë dhe Glauku e dimë. Ka një zyrë që krijohet një lloj propagande, që krijohet ideja, që kush kritikon Bashën, e ka blerë Rama. Shihni profile fake pafund. Kjo bëhet nga kati i tretë i PD-së. Herë ishin 20-30, herë bëheshin 10 persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit