Sekretarja britanike nënshkruan një marrëveshje, 'prish' planin e kriminelëve shqiptarë që kërkojnë azil në Angli

Sekretarja britanike nënshkruan një marrëveshje, ‘prish’ planin…

Shqiptarët kriminelë, si dhe ata që nuk arrijnë të marrin azil në Angli do të përballen me kthim të shpejtë në vendin e tyre. Kjo marrëveshje është siguruar nga vetë Priti Patel, mbrëmjen e djeshme. Kjo marrëveshje e nënshkruar nga Sekretarja e Brendshme me vendin e Evropës Lindore, do ta bëjë më të lehtë largimin e shkelësve të dënuar. Kjo do ta bëjë gjithashtu më të thjeshtë largimin e azilkërkuesve shqiptarë dhe atyre që u ka kaluar afati. Marrëveshja bilaterale me kombin do të shihet si një përparim i madh, pas Brexit, dhe mund të hap rrugën për marrëveshje të ngjashme me kombet e BE të tilla si Polonia. Marrëveshja e finalizuar nga Patel, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, tha se do ta bëjë ‘procesin e transferimit të kriminelëve shqiptarë dhe atyre në konflikt me statusin e tyre të imigracionit më të lehtë dhe të shpejtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit