“Sekretarja i paguante nga xhepi drekën Luleshtrydhes”, Berisha bën denoncimin e fortë

“Sekretarja i paguante nga xhepi drekën Luleshtrydhes”,…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili shkruan se ministrja e Shëndetësisë është duke ‘detyruar’ Buxhetin e Shtetit që të paguajë për ushqimet që konsumon.

Qytetari shkruan se ministrja e Shëndetësisë porosit ushqime në një nga restorantet e shtrenjta në Tiranë përmes sekretares së saj dhe më pas nuk i jep paratë. Sekretarja e vendosur në këtë pozitë është ankuar te Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë i cili i ka kërkuar sekretares së Manastirliut të dorëzojë të gjitha faturat e ushqimit te financa e institucionit.

Postimi i plotë:

Ne kufijte e te pabesueshmes!

Ndrikull Hajnia vjedh edhe me vaktet e ushqimit qe hane!

Ajo nuk ngopet se vjedhuri me tendera dhe prokurime!

Te dashur miq, hajdutet sa me shume vjedhin aq me shume behen te pangopur dhe duan te vjedhin.
Ne rastin konkret Ndrikull Hajnia paska vjedhur ne dhjetra e dhjetra tendera gjate dhe para pandemise duke blere me çmime 3-9 here me te shtrejta se sa çmimet e tregut vjedh dhe me drekat e saj.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor,

Kam një informacion të tillë:

SI E VJEDH MINISTRINË PËR USHQIMIN QË HAN VETË MINISTËRJA MANASTIRLIU?

Ministërja e Shëndetësisë ose Luleshtrydhja, Ogerta Manastirliu, shpesh e porosit drekën tek Restorant ERA, nëpërmjet të sekretares së saj. Ajo e konsumon ushqimin por nuk e paguan atë. Në një rrethanë të tillë, sekretarja, e cila mund të jetë njëfarë Nejsi Lleshi, detyrohet të paguaji ushqimin nga xhepi i vet. Një ditë, sekretarja, meqë nuk guxon t’i thotë gjë Ministres për këtë gjest amoral, i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë. Ajo i thotë atij se do të detyrohet të braktisë punën pasi nuk e përballon dot këtë bakshish që duhet t’i bëjë përditë Ministres, e cila nuk paguan për ushqimin e vet.

Kjo çështje bëhet problem i servilëve të Ministrisë, për shkak të arrogancës së Ministres dhe babëzisë së saj, por asnjeri nuk mund t’i kujtojë asaj se duhej paguar për ushqimin pasi, as sipas kodit moral të sjelljes ndaj punonjësve dhe as sipas ligjit, ai shpenzim nuk mbulohet as në shpenzimet shtetërore të zyrës dhe as nga xhepi i punonjësve. Ai është thjesht një shpenzim personal.

Atherë, Sekretari i Përgjithshëm, për tu ruajtur nga ndëshikimi që mund të vinte prej kësaj sjellje të hajdutes Ministre, po t’i kërkonte të paguante për shpenzimet e veta, i kërkon sekretares së saj që të gjitha faturat e parapambetura dhe ato që vazhdojnë të vijnë nga restoranti, t’i dorëzojë tek financa. Ai e urdhëron financën që ta fusë Ushqimin e Ministres në Trajtim në llogari të Buxhetit të Shtetit. Kaq poshtë ka rënë kjo qeveri dhe këta qeveritarë, sa edhe ushqimin e duan ose nga shërbëtorët militantë që veyt i kanë punësuar për t’ju bërë favore, ose nga Buxheti i Shtetit, por jo nga xhepi i vet.

Ndërsa Luleshtrydhja iu paraqitet shqiptarëve si ikonë e ndershmërisë dhe si Shpëtimtarja e Urtë, Hije e Kryeministrit. Kontrolli i Shtetit duhet ta hetojë këtë rast, sado i vogël që të duket abuzimi në raport me 4 Koncensionet e Shëndetësisë të përmendura këto ditë nga Raportet Ndërkombëtare. Këta qeveritarë vjedhin edhe thërrimet e bukës që hanë vetë. A mund t’u besohet këtyre hajdutëve kaq ordinerë që na vërtiten çdo ditë me orë të tëra nëpër ekranet e televizorëve, përkrah Edi Ramës!? Me siguri që edhe Vaksina Elektorale çon para në xhepat e tyre. Pse jo, edhe nëse ende nuk i ka dalë tymi!

Të paktën sekretaria shpëtoi dhe nuk paguan më! Eureka!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit