Sekrete të errëta nga jeta e Kim Jong Un: Ja çka bënte nëna e tij me të

Sekrete të errëta nga jeta e Kim…

Nëna e diktatorit koreano-verior Kim Jong-un, Ko Yong-hui raportohet se ka llastuar atë duke e bërë të besonte se ishte “një Zot” që kur ishte i vogël.

Ko Yong-hui quhej në vend “nëna e respektuar e besnike e liderit dhe komandantit suprem” apo dhe tituj të tjerë si “Nëna e Penianit” apo “Nëna e Koresë së Madhe Songun”.

Vetë Ko ka lindur nga një baba Korean dhe nënë japoneze. Babai i saj ishte punëtor në një rrobaqepësi në Osaka ku prodhoheshin veshje për ushtrinë perandorake japoneze. Ko ka lindur në janar 1952.Image

Ajo u vendos bashkë me familjen në Korenë e Veriut në 1961 në kuadër të një programi riatdhesimi. Në vitet 1970-të ajo nisi të punojë si kërcimtare për trupën artistike Mansudae në Penian. Në 1972 ajo është njohur me sunduesin Kim Jong-il me të cilin lindi Jong-un në 1983 ose 1984.

Katër vjet më vonë ajo lindi bijën e saj, Kim Yo-jong e cila mund të jetë aktualisht pasuesja në pushtet e Kim Young Un, ne rast se ketij do t’i ndodhte ndonje gje.

Kur Kim Jong-un nisi të shfaqej në politikën e vendit, atëherë nisi të dëgjohej dhe emri i nënës së tij Ko.

Duke dhënë mbështetjen për Kim, mediat i referoheshin asaj si “nëna e madhe” apo “nëna e Koresë së Madhe Songun”. Por tentativat e glorifikimit të saj nuk zgjatën shumë për arsye të pashpjeguara.Image

Ndoshta trashëgimia e saj koreano-japoneze ishte shkaku i rënies së Ko. Fakti që babai i saj kishte punuar si punëtor statusi i saj nuk konsiderohej i lartë.

Por kur Kim Jong-un ishte fëmijë ajo e rriti duke e bërë të besonte se ishte një “gjysmëzot”. Ajo e vishte atë shpesh me uniforma ushtarake dhe i tregonte të urdhëronte të rriturit që kishte rotull, tregojnë burimet e brendshme të oborrit

Në shtëpi familja mbante kafazë me arinj e majmunë që Kim të zbavitej. Sipas gazetares Anna Fifield e cila ka ndjekur fëmijërinë dhe adoleshencën e Kima, ai ishte i afërt me nënën e tij dhe ajo e bënte të besonte se djali ishte një gjeni ushtarak.Image

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit