Seksologu shqiptar: Nuk keni nevojë për mjaltë dhe çokollata, por për një partner të mirë

Seksologu shqiptar: Nuk keni nevojë për mjaltë…

Në një marrëdhënie bashkëshortore ajo që është  e rëndësishme është seksi i mirë, Për këtë ka ardhur një reagim nga ana e seksologut të njohur në Kosovë, Hajrullah Fejza. I ftuar në një emision në një radio, Fejza deklaron se seksi nuk bëhet vetëm për të sjellë në jetë fëmijë por edhe për tu kënaqur.  Ndër të tjera, seksologu shton  se  nuk ka nevojë për çokollata apo ilaçe për të pasur një marrëdhënie të mirë seksuale, por ajo që duhet është vetëm një partner i mirë

Hajrullah Fejza:

Seksi nuk bëhet veç për riprodhim por bëhet edhe për kënaqësi. Për me bo seks për kënaqësi duhet me ditë me eksploru, me ditë me mbajtë ndezë zjarrin e dashnisë dhe zjarrin e të bërit seks. Seksi është aktivitet fizik goxha i randë dhe duhet me përformu karshi moshës, gjendjes shëndetësore që e ka dhe rrethanave tjera për secilin person. Edhe divorcet tash shumica e tyre bëhen pikërisht për shkak të mospërputhjes ose mospërshtatjes në aktivitetin seksual. Ministria e Arsimit po bën përpjekje me e futë edukimin seksual aty-këtu nëpër landë të caktume. Edukimi i mirëfilltë seksual fillon kur landa e edukimit seksual bëhet landë e veçantë, kur profesorët edukohen për me e mbajtë landën e edukimit seksual dhe ku nxënësi notohet për mësimet që i ka marrë mbi edukimin seksual. Vetëm atëherë mund të thuhet se edukimi seksual është i mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit