Sektori Call Center në Shqipëri pa punonjës, kthen sytë nga Afrika

Sektori Call Center në Shqipëri pa punonjës,…

Sektori Call Center në Shqipëri po përjeton tkurrje të numrit të punonjësve. Industria më e madhe e punësimit të të rinjve po kërkon punonjës nga Afrika. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në periudhën janar-tetor 2023, në sektorin Call Center ishin 9,894 të punësuar, teksa në vitin 2022 ishte 11,452.

Duket qartë se që nga viti 2022 deri në vitin 2023 numri i të punësuarve në Call Center ka rënë ndjeshëm Sektori Call Center mori hov në Shqipëri pas vitit 2010, ndërsa në 2015 ky sektor numëronte 25 mijë punonjës. Ndërkohë, operatorët rendisin si arsye kryesore të thellimit të hendekut nga viti në vit largimin e të rinjve në emigracion.

Si zgjidhje të vetme, ky sektor ka parë punësimin e të rinjve nga vendet e Afrikës dhe Filipinet që kanë njohuri të gjuhës angleze dhe asaj franceze. Numri i Call Centerave, në 10- mujorin e 2023 ishte 466 nga 523 operatorë që kryenin aktivitetin Call Center në 2022, teksa rënia e numrit të operatorëve është rreth 11%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit