Sekuestrot nga SPAK/ Avokatët e Ylli Ndroqit: Sulm politik i inskenuar nga Erion Veliaj

Sekuestrot nga SPAK/ Avokatët e Ylli Ndroqit:…

“Një sulm i pastër politik i inskenuar nga Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj”.

Kështu e kanë cilësuar sot bllokimin dhe vënien nën sekuestro nga SPAK të pronave, avokatët e biznesmenit Ylli Ndroqi, menjëherë pas shoqërimit të tij në zyrat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

SPAK kishte vendosur më herët sekuestrimin e plot 26 pasurive të Ylli Ndroqit, pronar i “ORA Neës” dhe “RTV ORA”.

Avokatët e Ndroqit, thanë se, vendimi për sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit, u vendos nga Gjykata e Shkallës së Parë të SPAK.

Ata do ta apelojnë këtë vendim në shkallët më larta të gjyqësorit.

Avokati

Për avokatët, sulmi ndaj Ylli Ndroqit është politik, pasi biznesmeni ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj.

“Ylli Ndroqi nuk është i shoqëruar. Na është dhënë vendimi në dorë për sekuestro.

Ky është vendim i shkallës së parë të SPAK, do ta apelojmë. Makina e tij ndodhet në ambientet e Policisë së Tiranës.

Zoti Ylli Ndroqi do të provojë para gjykatës se, pasuria e tij është e ligjshme dhe e vendosur nga bizneset e tij.

Ky është një sulm politik ndaj Ylli Ndroqit, pasi ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj”,- deklaruan avokatët.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit