Sekuestrohen 15 mln euro kokainë në varreza, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Sekuestrohen 15 mln euro kokainë në varreza,…

Tre shqiptarë  janë arrestuar nga policia italiane, sepse akuzohen për shpërndarje të kokainës.

Një sasi narkotikësh me vlerë mbi 15 milionë euro është zbuluar në treg.

Gjatë sekuestrimeve janë kapur edhe 80 mijë euro , prej të cilave 18 mijë rezultuan të falsifikuara. Dyshohet se grupi përdorte ose merrte para të falsifikuara për blerjen e mallit.

Një nga makinat u ndalua në Milano, ndërsa në Agrate u gjetën katër automjete: një Audi A4, një Peugeot 508, një Chevrolet, dhe një Alfa Romeo Mito, në parkingun e varrezave, ku u zbuluan 160 kilogramë drogë e paketuar, fshehur në ndarje të veçanta të makinave, të cilat aktivizoheshin në mënyrë elektrike.

Operacioni filloi të premten në mëngjes në Milano, ku një shqiptar 53-vjeçar u arrestua në zonën Città Studi, pasi iu gjetën 60 kilogramë kokainë në një Hyundai IX35. Gjatë kontrollit në banesën e tij u zbuluan edhe 80 mijë euro, përfshirë 18 mijë euro të falsifikuara. Burri u ndalua dhe u arrestua.

Në një operacion tjetër në Brianza, dy shqiptarë të tjerë, 44 dhe 37 vjeç, u arrestuan pranë varrezave në Agrate Brianzë, ku kishin fshehur drogërat në makinat e tyre. Ata jetonin në një apartament të afërt në zonën e Via Ghiringhella. Totali i drogës së kapur ishte 160 kilogramë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit