Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, mes…

Mbi 2.6 tonë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet në brigjet e Portugalisë, në një operacion të përbashkët të zhvilluar nga policia italiane, spanjolle dhe portugeze. Sipas Policisë Financiare italiane, droga u gjet në bordin e një gomoneje të shpejtë, e përdorur zakonisht nga grupet kriminale për të marrë ngarkesat e hedhura në det nga anije që vijnë nga Amerika e Jugut.

Gjatë operacionit u arrestuan katër persona, mes tyre dy shtetas spanjollë, një banor i Gjibraltarit dhe një shtetas shqiptar me vendbanim në Itali. Hetimet u koordinuan nga Prokuroria e Breshias, ndërsa autoritetet vlerësojnë se sasia e sekuestruar ka një vlerë prej rreth 78 milionë eurosh në tregun me shumicë dhe mund të arrinte deri në 500 milionë euro pas shpërndarjes në tregun me pakicë.

Autoritetet italiane theksojnë se grupet kriminale shqiptare janë identifikuar në mënyrë të përsëritur si pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Sipas agjencive evropiane të zbatimit të ligjit, këto organizata kanë zgjeruar aktivitetin e tyre vitet e fundit, duke shfrytëzuar rrugët detare dhe bashkëpunimin me grupe kriminale nga vende të tjera.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit