Sekuestrohen 2 ton ketaminë në Holandë me vlerë 55 milionë euro

Sekuestrohen 2 ton ketaminë në Holandë me…

Policia holandeze sekuestroi më shumë se dy ton ketaminë, me një vlerë shitjeje prej rreth 55 milionë euro, në një fshat pranë Maiderberg. Sipas policisë, kjo është sasia më e madhe e ketaminës që është sekuestruar ndonjëherë në Holandë.

Policia ka arrestuar tashmë një të dyshuar që ndodhet në paraburgim.

Sipas raportimeve, më 4 janar, policia ka bastisur një shtëpi në fshatin Majderberg pas një telefonate anonime për lëndë narkotike. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publik emrin e të arrestuarit, ndërsa po hetohet nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit