Sekuestrohen 225 mijë sterlina në portin e Barit, arrestohet anglezi që do i sillte në Shqipëri

Sekuestrohen 225 mijë sterlina në portin e…

225 mijë stërlina, me vlerë 250 mijë euro janë sekuestruar në Portin e Barit. “La gazzetta del mezzogiorno” shkruan se pas një kontrolli të kryer në Portin e Barit, në bagazhin e një furgoni me targa angleze e ngjyrë të zezë, u gjet sasia e konsiderueshme e parave, e futur në qese.

Ekipi i Guardia di Finanza të Bari Group II, së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve vunë në pranga drejtuesin e furgonit me shtetësi angleze, që ishte në makinën ku u gjetën paratë. Ai do të nisej drejt Shqipërisë, ku dhe do të transportone 225 mijë sterlinat e paligjshme.

Paratë janë sekuestruar dhe po hetohet për burimin e tyre. Nga ana tjetër, autoritetet italiane do të marrin në pyetje shtetasin anglez, për të zbuluar dorën që oriste paratë në Durrës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit