Sekuestrohen 55 kg marijuanë në Selanik, arrestohet i riu shqiptar

Sekuestrohen 55 kg marijuanë në Selanik, arrestohet…

Policia greke ka sekuestruar një automjet në të cilin po trasportoheshin 55 kg marjuanë. Brenda mjetit janë gjetur 49 pako me 54 e 880 gramë marijuanë si dhe 1 pistoletë dhe një krehër me 6 fishekë.

Spas mediave drejtuesi i automjetit ishte një 21-vjeçar. U sekuestruan edhe një patentë e falsifikuar me identitetin e një personi tjetër dhe një telefon me një kartë SIM.

Policia ka arrestuar një shqiptar i cili ka qenë pjesë e trafikut të drogës. Ai kishte si rol marrjen, transportin, magazinim-fshehjen dhe shpërndarjen e drogës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit