Sekuestrohen mbi 12 mijë euro të padeklaruara, detajet

Sekuestrohen mbi 12 mijë euro të padeklaruara,…

Policia ka njoftuar se janë sekuestruar 12 445 euro të padeklaruara. Shuma e parave u sekuestrua nga autoritetet doganore dhe ato të policisë kufitare në Pikën e kalimit Kufitar të Kapshticës.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një mjet tip furgon me drejtues shtetasin grek S. K., 52 vjeç, lindur në Greqi, banues në Gjermani.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 52-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe poshtë sediljes së pasagjerit 12.445 euro, të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit