Sekuestrohet arsenal armësh në Gramsh, dyshimet e para

Sekuestrohet arsenal armësh në Gramsh, dyshimet e…

Një arsenal armësh është gjetur në fshatin Çekrez të Gramshit. Arsenali është gjetur në një kasolle me gurë, e cila rezulton në pronësi të Kadri Çekrezit, i cili ka ndërruar jetë.

Mësohet se policia ka sekuestruar rreth 50 granata dore mbrojtëse, 17 granata sulmuese, ⁠rreth 30 a 40 granata dore me bisht druri, ⁠një sasi ndezësash të futura në kuti plastike, 200 ose 300 fishekë kallashnikovi dhe një sasi fishekësh 7.62 mm.

Mësohet se ishin disa të rinj që konstatuan sasinë e madhe të granatave dhe arkave të konsiderueshme me fishekë. Të rinjtë kanë njoftuar menjëherë policinë.

Nuk përjashtohet mundësia që arsenali i armëve mund të jetë i një grupi kriminal të qarkut të Elbasanit. Pas sekuestrimit të arsenalit dhe pas hetimeve policia do të japë detaje zyrtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit