Sekuestrohet baza detare në Sarandë, Xhaçka i'a dha për 1 euro Artan Dulakut dhe Shefqet Kastratit

Sekuestrohet baza detare në Sarandë, Xhaçka i’a…

Prokuroria e Posaçme ka vendosur nën sekuestro bazën detare ushtarake të Sarandës. Një kallëzim i kryer nga ish-zv.komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari, vuri në lëvizje drejtësinë e përgjumur të SPAK. Qeveria nisi që pas vitit 2016 të jepte disa nga bazat detare të ushtrisë për investime strategjike, duke u falur ato te biznesmenët e ndertimit, të cilët nisën planimetritë për të ndërtuar resortet luksoze.

Bëhet fjalë për 265 mijë metra katrorë tokë e bazës ushtarake, e cila në korrik të vitit 2020 iu dha për 1 euro, bashkimit të shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. me pronar Artan Dulakun dhe “Kastrati Group” sh.a., me pronar Shefqet Kastratin. Sipas VOA, dy biznesmenët parashikonin ndërtimin e një kompleksi hotelesh, rezidencash dhe një port jahtesh që do të ofrojë mundësnë për ankorim, për 400 anije.

Për këtë çështje është thirrur në SPAK ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Bardhyl Kollçaku, aktualisht deputet i Partisë Socialiste. Burime jo zyrtare bëjnë me dije së në listën e të thirrurve për të dëshmuar është edhe Olta Xhaçka, në cilësinë e ish-ministres së mbrojtjes.

Artur Meçollari ka akuzuar si të përfshirë në privatizimin e bazave detare edhe Bajram Begajn, aktualisht president, por që ka pasur një rol drejtues në ushtri, përpara se të merrte postin e kreut të shtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit