Sekuestrohet droga me vlerë 1 milion euro në Itali, 17-vjeçari shqiptar e kishte fshehur poshtë krevatit të tij

Sekuestrohet droga me vlerë 1 milion euro…

Policia italiane ka sekuestruar 35 kilogram kokainë dhe 700 gram marijuanë në komunën e Lodit në një shtëpi emigrantësh shqiptarë.

Gjatë aksionit të saj, policia italiane gjeti në shtëpi një 17-vjeçar shqiptar i cili kishte fshehur lëndën narkotike poshtë shtratit të tij. Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë momentit që policia u paraqit në derën e shtëpisë së tij, i mituri ka telefonuar menjëherë dikë për ta paralajmëruar dhe nuk i është përgjigjur policisë.

Sasia e sekuestruar është më e madhja e kapur ndonjëherë në zonën e Lodit, pasi vlera e saj shkon në 1 milion euro.

Policia italiane bënë me dije se është ende duke hetuar në disa pista, e para që familja shqiptare ka të bëjë me opsionin se kjo familje ka zgjedhur të ruajë sasinë e drogës për dikë apo nëse ndonjë familjar është i përfshirë në trafikun e drogës.

Ndërkohë dy persona me origjinë shqiptare janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit