Sekuestrohet gjysmë ton marijuanë në Spanjë, arrestohen tetë persona

Sekuestrohet gjysmë ton marijuanë në Spanjë, arrestohen…

Një sasi e madhe drogë është sekuestruar në Spanjë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se policia ka sekuestruar rreth gjysmë ton marijuanë. Në pranga kanë rënë tetë persona, të cilët dyshohen se merreshin me prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike, mes tyre edhe shqiptarë, greke, spanjollë dhe lituanezë.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit ‘Dita e Gjelbër’, ndërsa policia ka mundur të çmontojë katër plantacione me marijuanë dhe të sekuestrojë 485 kg drogë.

Mediat e huaja shkruajnë se ndryshe nga se fuksionojnë grupet e tjera, të cilët e kultivojnë drogën në zona të pabanuara, personat në fjalë kishin zgjedhur shtëpi dhe vila luksoze në zona të urbanizuara.

Personat kishin kultivuar brenda drogën dhe kishte të gjithë elementët e nevojshëm për të garantuar një korrje të përhershme për shitje të mëvonshme. Plantacionet ishin të pajisura me pajisje komplekse ndriçimi, ajrimi, filtrat e aromës, kohëmatësa për të kontrolluar funksionimin e sistemit si dhe pajisje të posaçme për të matur temperaturën dhe lagështinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit