Sekuestrohet kanabis në momentin e shkëmbimit në Dajt

Sekuestrohet kanabis në momentin e shkëmbimit në…

Gjashtë persona janë arrestuar ndërsa janë sekuestruar 37.5 kg kanabis sativa në kuadër të një operacioni të koduar “Shëngjergji”

Policia kishte mbajtur nën vëzhgim të arrestuarit prej kohësh dhe ka ndërhyrë në momentin kur do të bëhej shitja e drogës në vendin e quajtur Qafë Priskë, në rrugën e Dajtit. Aty ata kanë ndaluar për kontroll dy makina me të cilat këta shtetas po qarkullonin.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volksëagen Lupo”, me drejtues shtetasin J. Ç. dhe pasagjer shtetasin R. D., në pjesën e pasme të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur tri qese plastike me lëndë të dyshuar cannabis sativa.”

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin A. T. dhe pasagjer shtetasit Xh. K., F. B.(O.) dhe R. J., shërbimet e Policisë i kanë gjetur drejtuesit të mjetit shtetasit A. T., 8500 euro dhe 4700 lekë (me të cilat dyshohej se do të blinte lëndën narkotike)” informoi sot policia e Tiranës.

Të arrestuarit

– A. T., 35 vjeç, banues në Tiranë (organizatori);

– J. Ç., 22 vjeç, banues në Tiranë;

– R. D., 23 vjeç, banues në Tiranë;

– F. B. (O.), 30 vjeç, banues në Tiranë;

– R. J., 39 vjeç, banues në Tiranë;

– Xh. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Hetimi – Operacioni i koduar “Shëngjergji” u finalizua pas një hetimi disamujor.  Policia kishte informacon se shtetasi A. T., në bashkëpunim me disa persona të tjerë merrej me shitjen e lëndëve narkotike (cannabis sativa). Operacioni u ekzekutua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë

Sekuestrimi- Nga kontrolli i ushtruar në të dyja mjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

tri qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me peshë 37.5 kg;

– 8500 euro dhe 4700 lekë;

– 8 aparate celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit