Sekuestrohet mbi 2 tonë kokainë që kishte destinacion vendet evropiane dhe Shqipërinë

Sekuestrohet mbi 2 tonë kokainë që kishte…

Sekuestrohet sasi kolosale droge me destinacion vendet evropiane dhe Shqipërinë.

Mbi 2 tonë kokaine është sekuestruar nga autoritetet kolumbiane.

Sekuestrimi u bë në portin turistik të Cartagena de Indias, në Veri të vendit. Sasia e sekuestruar është 2 279 kg dhe operacioni i suksesshëm u ka shkaktuar humbje afro 100 milionë dollarë trafikantëve të drogës.

“Kjo drogë mund të shpërndahej në tregjet e Turqisë, Spanjës, Italisë dhe Shqipërisë”, thotë Ricardo Alarcón, drejtor i Njësisë Kundër Drogës në Kolumbi. Ai theksoi se kontejneri kishte mbërritur nga porti i Guayaquil i Ekuadorit, një nga portet më të rëndësishme të Amerikës Latine sa i përket trafikut të kokainës për në kontinentin europian. Nga ky por vjen edhe shumica e kokainës në drejtim të Shqipërisë.

“Në këtë dërgesë ne kemi gjetur një veçanti, rreth shtatë etiketa, që na lejon të konkludojmë se ka ndoshta nga katër deri në pesë organizata të angazhuara për blerjen e kësaj droge në tregjet europiane”, përfundoi Ricardo Alarcón.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit