Selanik/ Klienti godet me thikë kuzhinierin shqiptar në një restorant

Selanik/ Klienti godet me thikë kuzhinierin shqiptar…

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Greqi. Konkretisht një klient ka goditur me mjet prerës kuzhinierin shqiptar në një restorant në Selanik. Ngjarja është regjistruar pasditen e së dielës rreth orës 17:00 kur klienti goditi në bark kuzhinierin 65-vjeçar pas një konflikti verbal që pati me të.

Pas plagosjes me thikë, personat në restorant kanë njoftuar policinë dhe urgjencën që mbërritën menjëherë në vendngjarje. Në fillim rrethanat në të cilat mbeti i plagosur kuzhinieri ishin të paqarta, por më pas policia konstatoi se bëhej fjalë për një vepër penale.

Shqiptari është shtruar në spitalin Papageorgiou, teksa autori i ngjarjes po merret në pyetje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit