Selenicë/ Ishte duke punuar, humb jetën 24-vjeçari

Selenicë/ Ishte duke punuar, humb jetën 24-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Brataj të Selenicës në Vlorë, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar.

Policia ka bërë të ditur se dyshohet se i riu ka humbur jetën aksidentalisht nga gurët gjatë punimeve me skrep.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit