Selenicë/ 'Rilindja' dhe 'ABI Bank' ndajnë ndihma për fukarenjtë me makinën e plehrave

Selenicë/ ‘Rilindja’ dhe ‘ABI Bank’ ndajnë ndihma…

Të shumta kanë qenë denoncimet e mëparshme për ‘ABI Bank’, por së fundmi ka mbërritur një tjetër denoncim në redaksinë e Gazeta Atdheu. Denoncimi nxjerr në pah propagandën e ‘Rilindjes’ si gjithmonë.

Një qytetar, i cili do të mbetet anonim, ka denoncuar me foto se si ‘ABI Bank’ shpërndan ndihmat në Selenicë me makinën e plehrave.

‘Natën mbledh mbeturina, ditën shpërndan pako me këto makina’-shprehet qytetari.

Së pari, është për ti thënë ‘bravo’ ‘ABI-t’ që shpërndan pako për fukarenjtë, por duhet t’iu kujtojmë që janë ushqime, e jo plehra.

Së dyti, kjo që bën ‘ABI’ nuk është gjë tjetër veçse propagandë nga këto të sojit të ‘Rilindjes’, siç e kanë për zakon.

Sa për kujtesë, ‘mjeshtre’ Lindën, nuk e merrte asnjë bankë në punë, edhe pse ka aplikuar në shumë banka të Nivelit të Dytë, ndërsa sapo u martua me Edi Ramën kryeministër, u bë anëtare bordi në offshore “ABI-Bank”, që komandon gjithë fondet e PPP-ve.

Për t’i mbyllur gojën medias e ndërkombëtarëve dhe për të maskuar e vazhduar vjedhjet gjigande, me mega-pastrimin bankar të parave të krimit, familja e katërt e kryeministrit Rama, luajti një skenar tjetër mashtrimi publik, duke bërë fiktivisht, dorëheqjen e Lindita (Linda) Ramës, nga posti Anëtare Bordit e bankës offshore “ABI Bank”./GazetaAtdheu.com/

 

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit